Gazetar: Miki Trajkovski
Banorët e komunës së Debërcës afër Ohrit padisin kompaninë kineze “Sinohidro” dhe kërkojnë dëmshpërblim prej 250 mijë denarë, pasi ura që për nevojat e tyre e ndërtuan mes fshatit Mesheishtë dhe Botun, e ka penguar rrjedhën e lumit Sateska. Kjo ka krijuar liqen artificial, i cili ka përmbytur dhe shkatërruar disa fusha me të mbjella në fshatin Botun.
“Dëmi është shkaktuar nga vërshimi i lumit dhe për këtë njerëzit duhet të bëjnë shpenzime për rrafshim të tokës, me këtë zvogëlohet pjelloria, shkatërrohen të korrat, nuk mund të mbillen kultura të reja. Nëse kanë pasur të mbjella me pemë, si arra, lajthi, ato thahen, prishen dhe për këtë pësojnë dëme të mëdha”, tha Stojan Veljanovski- avokat.
Veljanovski thotë se kanë tentuar të arrijnë marrëveshje, por nuk është arritur.
“Kemi pasur kontakte me ta, ka pasur tentativë për zgjidhje, por ata nuk e kanë pranuar dhe për këtë jemi detyruar të fillojmë kontest”, u shpreh Stojan Veljanovski- avokat.
Ndërkohë, shumë qytetarë vazhdojnë të kenë kontest gjyqësor për shumën e pagesës që kanë marrë për shpronësimin e tokës së tyre për ndërtimin e rrugës.
“Shoh që gjatë shpronësimeve që bëhen çmimi është korrigjuar dhe është më i lartë. Por në fillim çmimet kanë qenë larg çmimeve të tregut dhe pothuajse të gjithë qytetarët kanë nisur procedura gjyqësore”, deklaroi Zoran Nogaçeski- kryetar i komunës së Debërcës.
Autostrada Kërçovë-Ohër është dashur të përfundojë deri në fund të këtij viti, por do ta shtyhet edhe këtë afat. Autoritetet paralajmëruan analizë të kontratës dhe mundësinë e shkëputjes së saj. /Alsat.mk