
Gazetar: Avni Tahiri
Banorët e fshatrave Orllancë, Nikushtak dhe Grushinë, sërish protestuan dhe bllokuan kamionët e Ndërmarrjes së Higjienës Komunale “Pisha” të Komunës së Likovës, me qëllim që të mos hidhen mbeturinat në deponinë mbi këto fshatra. Në vendngjarje ishte edhe policia.
Sipas banorëve, derisa të gjendet një zgjidhje e përhershme, protestat do të vazhdojnë.
“Ne e monitoruam këtë pjese se a do të hudhen mbeturina a jo dhe jemi të vendosur që çfarë është e dëmshme për ne ta ndalojmë dhe mendoj se duhet të ndalet kjo”, tha një qytetar.
“Ne u thamë që më nuk ka garanci që të sjellin mbeturinat këtu, ne jemi në zor, ne kërkojmë ndihmë”, tha një qytetar.
Ndërkohë i pyetur nga Alsat kryetari i Komunës së Likovës tha se zgjidhja do të kërkohet në mënyrë institucionale. Protestat i cilëson si të motivuara politikisht. /Alsat.mk



