Funksionarë të BDI-së kanë shkuar sot në Hasanbeg, për të parë gjendjen aktuale në vend. Por, banorët vendas fare nuk kanë mirëpritur këtë vizitë, njofton SHENJA.
Ata kanë fyer funksionarët, duke i akuzuar për katastrofën që u ndodhi. “Tani pas 17 viteve ju kujtua të na vizitoni”, ishin disa nga fjalët e banorëve, të shoqëruara me ofendime të njëpasnjëshme nga të gjithë banorët. Menjëherë pas kësaj, funksionarët e BDI-së janë larguar kokulur, thotë banorët për Televizionin SHENJA. Ata sqarojnë se në mesin e funksionarëve ishin Izet Mexhiti, Safet Neziri, Rafiz Aliti dhe Bekim Neziri.