Banorët e Konjares protestuan para qeverisë kundër gërmimeve për rënë dhe zhavorr

Gazetare: Ajnur Bafqari

“Toka jep mjafueshëm për të plotësuar nevojat e secilit njeri, por jo lakminë e secilit” kjo është një prej porosive të banorëve të Konjares të cilët protestuan para Qeverisë, kundër gërmimit të burimeve minerale në rajonin e tyre.

Ata kërkojnë që punimet të ndërpriten urgjentisht, të shqyrtohet dokumentacioni i dhënies së koncesionit për gërmim, respektivisht të anulohen lejet dhe të lihen banorët që të jetojnë të qetë.

“Në nën qiellin e Konjares së Mesme dhe të Epërme po bëhet gjenocid ndaj natyrës nga ana e organeve qeveritare që i japin lejet për gërmimin e burimeve minerale rërë dhe zhavor. Pasuritë natyrore të mjedisit tonë jetësorë shkatërrohen, siç shkatrrohen Ukraina nga ana e Rusisë”, tha Senad Samiq, Kryetar i Bashkësisë Lokale të Konjares së Mesme.

Me këtë problem banorët thonë se ballafaqohen rreth një dekade.

“Ne mirremi me këto protesta 8 vite, kurse sot e atë ditë nuk është zgjedh ky problem, prandaj sot vendosëm që të vijmë këtu para Qeverisë të protestojmë dhe të kërkojmë që urgjentisht të ndalet ky koncesion, ky gropim, ky shkatrrim I vendit tonë”, u shpreh Elmi Qerimi, banor i fshatit Konjare e Mesme.

Banorët thonë se deri më tani i kanë dorëzuar 17 peticione tek institucionet kompetente, por mosmarrja e masave i ka detyruar ata që të ndalojnë para godinës së Qeverisë.

“Tashmë një kohë të gjatë, së bashku me banorët që nga fshati Pçinjë e deri në Katllanovë, duke dorëzuar dokumentacion të plotë, 17 peticione zyrtare me nënshkrime, gjithçka kemi bërë në aspekt institucional, por për fat të keq Akoma po vazhdon gërmimi dhe çfarë është më tragjike, rajoni mbetet pa ujë të pijshëm, pa tokë bujqësore dhe nxënësit që I kemi 700-800 nxënës, nëpër çanta mbajnë shishe me ujë për pije, që të mund ta mbajnë mësimin”, deklaroi Rade Spasevski, Kryetar I Bashkësisë Lokale të Konjares së Epërme.

Lidhur me këtë çështje një muaj më parë ka reaguar edhe deputetja, Maja Moraçanin në profilin e saj në fejsbuk. Ajo mes tjerash ka theksuar se para dy vitesh Qeveria ka ndërprerë koncesionin, ndërsa pas vendimit të gjykatës që ta pranojë ankesën e koncesionerit, gërmimi vazhdon përsëri. Kërkuam qëndrim prej institucioneve kompetente, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme