Banorët e Konjares sërish protestojnë kundër gërmimeve afër lumit Pçinjë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Banorët e Konjares protestojnë sërish kundër gërmimeve afër lumit Pçinjë. Ata kërkojnë që Ministria e Ekonomisë të ndërpres koncesionin e kompanisë e cila po gërmon për burime minerale dhe po e dëmton ujin e pijshëm, tokën bujqësore, ajrin si dhe po rrezikon jetën e banorëve.

Banorët tregojnë se si ishte kjo hapësirë përpara gërmimeve, ndërsa nënvizojnë se tani është krijuar një liqen artificial që ka arritur rreth 100 metra afër shtëpive të banuara.

“Megjithëse ky vend është i Konjares së Mesme, ata ja kanë dhënë koncesionin, Konjara e Poshtme, ndërsa gërmojnë në Konjaren tonë. Ne nuk po dimë çfarë të bëjmë, vend nuk kemi lënë pa shkuar, kemi qenë te krejt ministrat, te kryetari i shtetit…. Njëherë ja ndërprenë koncesionin, tash gjykata ja ka dhënë prapë, ne kemi dal prapë të protestojmë se na janë afruar vetëm 100 metra afër shtëpive. Ne nuk kemi ku të shkojmë, jemi mbështet për muri, nuk kemi ku të shkojmë”, deklaroi Azem Qerimi, Sekretar i Bashkësisë Lokale, Konjare e Mesme.

Këtu është shumë e qartë se prej dikujt mbrohen ata, nuk është e mundur kaq shumë një kompani të mund të reziston, edhe kaq dëm të bëj, pa pasur përkrahjen e ndonjë partie politike apo ndonjë funksionari të madh”, u shpreh Halim Emini, Anëtar i Bashkësisë Lokale.

“Për fat të keq po përballemi përsëri me probleme serioze, ku banorët nuk kanë paqe, lënë punën dhe mundohemi tekstualisht që të mbesim në tokën tonë, që duhet ministritë kompetente të qëndrojnë pas këtyre veprave”, tha Rade Spasovski, Kryetar I Bashkësisë Lokale, Konjare e Epërme.

“Ata thonë se vendi i koncesionuar është i rrethuar, këtu siç e shihni, nuk ka as të rrethuar as asgjë, as nuk dihet deri ku është, ku janë pikat as asgjë s’dihet. E dyta thuan  aty ku ka shtrat lumi nuk ka, 50 deri në 70 metra nuk ka të drejtë të gërryhet, këtu nuk I ka as 50 metra, shtëpinë e kam as 100 metra këtu afër, rreziku është shumë i madh”, u shpreh Samir Krasniqi, banorë i Konjares.

Për shkak të shkeljeve të konstatuara nga ana e inspektoratit, Qeveria e pati ndërprerë koncesionin e kompanisë, ndërsa ministri Bekteshi pati deklaruar se koncesioneri obligohet që të mbulojë të gjitha gropat e hapura me dhe normal. Por, pas vendimit të gjykatës që ta pranojë ankesën e koncesionerit, vendimi për prishje të njëanshme të marrëveshjes u anulua dhe gërmimi vazhdon përsëri. Pyetëm te ministria e ekonomisë nëse do të ndërmerr masa të reja pas ankesave të vazhdueshme të banorëve, por pa përgjigje. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme