Banorët e Lubotenit bëjnë kilometra për të siguruar ujë të pijshëm (Video)

Banorët e Lubotenit gati një muaj kanë mbetur pa ujë, si pasojë e ngrirjes së ujit në rezervuarin mbi fshat, që i furnizon ata të gjithë me ujë. Banorët ankohen se ky problem është me vite të tëra, por më i theksuar është gjatë këtyre dy muajve të fundit, me rënien e temperaturave.

“Afër një muaj e më shumë nuk kemi ujë prej kur ka filluar dimri ne nuk kemi ujë, tani duhet të mbajmë ujë, rrobat i dërgojmë në qendër tek të afërmit për ti larë. Unë i kamë dërguar rrobat tek çika ime që jeton në qendër, nuk kemi ujë as për tu pastruar”, tha Qamil Selimovski, banor.

Shpëtimi i vetëm për ujë për këta banorë janë vetëm çezmat në mes të fshatit, që nuk janë ngrirë ende.

Këto janë dy çezmat e vetme në fshatin Luboten që i shfrytëzojnë banorët për të mbushur ujë. Por është edhe një problem tjetër, ku disa banorë duhet të udhëtojnë me kilometra për të ardhur këtu dhe të mbushin ujë. Kurse ato përdorin makina dhe mjete tjera për të mbajtur ujin.

Në këtë fshat jetojnë mbi 2 mijë banorë dhe ka afër 400 shtëpi, TV21 për t’i ardhur në ndihmë kontaktoi komunën e Butelit, por nga atje nuk u përgjigjën.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme