Banorët e Orizares kanë arritur marrëveshje me EVN-në

Pak minuta më parë Televizioni Alsat është njoftuar nga banorët e fshatit Orizare se kanë arritur marrëveshje me drejtorin e përfaqësisë në Kumanovë që fshatit t’i kthehet furnizimi me energji elektrike. Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme mes banorëve dhe kreut të Likovës me përfaqësuesit e EVN është garantuar se për shkak të mosmarrëveshjeve mes kompanisë dhe banorëve të Sllupçanit, nuk do të ketë pasoja për fshatrat tjerë. Këshilli i fshatit Orizare ka falenderuar Televizionin Alsat për raportimin objektiv dhe qasjen konstruktive në zgjidhjen e problemit mes banorëve të Orizares dhe EVN-së. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme