Banorët e Sarajit në protesta, kërkojnë siguri

Pas incidentit të së shtunës në fshatin Matkë të Sarajit, i cili shkaktoi edhe viktima, nënat e Komunës së Sarajit janë tubuar sot për të shprehur revoltën e tyre në lidhje me pasigurinë e adoleshentëve në këtë komunë, raporton SHENJA.

“Sot do të flasim në emër të popullit, të lirisë dhe paqes, të tubuara si nëna të fëmijëve, si motra të vëllezërve tanë, për ta ngritur zërin në shenjë proteste kundër dhunës, krimit të organizuar dhe atij momental, të shqetësuara nga incidentet e njëpasnjëshme në komunën tonë, ku njëri incident e lind tjetrin, ku si viktima janë fëmijët e të rinjtë, të cilët, në të shumtën e rasteve e kanë pësuar me vdekje.”, ka thënë Nulifer Sali, organizatore.

Ata u kanë bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin masa për parandalimin e incidenteve të tilla dhe të rrisin sigurinë.

“Ne sot i bëjmë apel komisionit kompetent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe vetë kësaj ministrie që të mbrohet rendi dhe qetësia publike në shoqëri dhe të marrin masa parandaluese që gjatë uikendeve të ketë patrullime policore më të shpeshta, sidomos nëpër vendet rekreative, sportive, turistike, vende ku incidentet janë më të shpeshta. Gjithashtu duam që nëpër shkollat fillore dhe të mesme si organe të jenë prezent dhe të organizojnë projekte edukative për dhunën, llojet e dhunës dhe dënimet që pasojnë nga mosrespektimi i rregullave ligjore”, ka shtuar ajo.

Të shtunën rreth orës 15:00 në hyrje të fshatit Matkë- Shkup, pas mosmarrëveshjes paraprake dhe përleshjes fizike E.A (1998) nga fshati Shishovë ka therë me thikë H.L (2000) nga fshati Saraj, në pjesën e gjoksit, duke e lënë të vdekur në vendngjarje.
https://www.dailymotion.com/video/x5ikpiq_banoret-e-sarajit-ne-protesta-kerkojne-siguri_news

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme