Gazetar: Avni Tahiri
Shkupi edhe sot është qyteti më i ndotur në Evropë dhe është radhitur i pesti në botë sipas të dhënave të platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”. Rreth orëve të mëngjesit të sotëm, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut u ngjit në listë menjëherë pas Lahore, Delhi, Hanoi dhe Chongking.
Qytetarët thonë se ndotja e ajrit në Shkup tani më nuk është asgjë e re pasi çdo ditë përballëm më ajër të ndotur.
“Shkupi sot është me ajër më të ndotur në Evropë. Po, e vërtetë, nuk e dijë a do të ketë ajër të pastër. Çfarë duhet të ndërmerret? Diçka më radikale që të ketë ajër të pastër”, tha një qytetare.
“Kjo është me vite më kështu dhe askush nuk ndërmerr asgjë dhe nuk e dijë a mund të ndërmerret diçka”, shtoi një tjetër qytetare.
“Duhet të ndërmerren masa sa i përket ndotjes së ajrit, ndotja është e tmerrshme. Të jesh në mesin e qyteteve me ajër më të ndotur është e tmerrshme dhe duhet të merren masa që të ndryshohet gjendja”, theksoi një qytetare.
Me indeks 165, ajri në Shkup ka hyrë në kategorinë e “ajrit të pashëndetshëm”, dhe ky nivel ndotjeje konsiderohet se mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, veçanërisht për kategoritë vulnerabël të qytetarëve.
Indeksi 173 tregon përqendrime të larta të grimcave PM2.5 në ajër, të cilat janë shkaku kryesor i sëmundjeve të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.
Qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin në natyrë, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe të mbrëmjes, kur përqendrimet e ndotësve janë më të larta./Alsat.mk