Banorët e Thumanës “qajnë” hallet në Vetting! Hilet e përdorura për t’u shembur banesat që pësuan dëmtime të lehta nga tërmeti! Vera Fifo tregon padrejtësinë: Duam metrat siç i kemi patur

EMISIONI VETTING


Rindërtimi në Thumanë ka kaluar në një proces shkeljesh të së drejtave themelore për familjet që kanë pasur prona me certifikata pronësie.

Nëse tërmeti i dëmtoj pjesërisht shtëpitë e tyre, shteti ju shembi dhe ju premtoj tua ndërtonte nga e para. Banesat të cilët ishin të dëmtuar pjesërisht, shteti i shembi për të ndërtuar Thumanën dhe strehuar banorët që kishin humbur banesat.

Emisioni “ Vetting” kontaktoi me disa banorë që shtëpitë e tyre ishin të dëmtuara dhe sipas komisionit të rivlerësimit ata duheshin të riparoheshin, por që shteti ju shembi, duke ju garantuar se do ju jepte banesa të reja. Banorët e Thumanës denoncojnë për emisionin “Vetting” padrejtësinë që u është bërë:

“Çfarë borxhi jua kemi ku i kemi mundësit ekonomike neve për t’u përplasur nëpër gjykata, kjo është një e drejtë që po na mohohet ta gjejnë ku të duan pronën që kam patur” sqaron Vera Fifo.

Teksa më tej një tjetër banor shprehet se: “Na i premtuan që do na jepnin sipas nenit 17 germa c, nuk na i kanë dhënë,  vetëm mashtrime.”

Si Vera Fifo dhe Sali Gasa janë dhe shumë familje të tjera që kanë përjetuar tragjedinë e tërmetit dhe lënë në një situatë të pasigurt dhe të padrejtë 5 vite më vonë. Pas dëmtimit të banesave të shkallës DS3 pra për rikonstruksion, pallati i tyre sërish u shemb për të rindërtuar Thumanën sot .

Vera Fifo shprehet për Vetting se: “Dëmet tona kanë qenë e dëmtuar DS3, na I kanë  shembur për rindërtimin jo se ishte e dëmtuar nga tërmeti. Na i shemben për të na i ridhëne nuk na i kanë dhënë kemi gjithë këto vite që po vuajmë. Ky është dëm ekonomik që ne po e vuajmë prej 5 vitesh”.

Janë ankuar në bashki, por i kanë kthyer përgjigje se në bazë të aktit normativ janë pajisur, por faktikisht banesa e tyre nuk u dëmtua nga tërmeti, por nga vet shteti.

Problem qëndron se për pronën e tyre kanë rezultuar dy akt konstatime, një që i dhanë banorëve dhe një që mbahej në dosjet e njësisë administrative Thumanë. Ajo që “fshihej” në dokumenta e nxirrte pallatin të dëmtuar të shkallës DS5.

Enver Shpati jurist shprehet për Vetting se: “Këshilli bashkiak ka marr vendim që për mua s’bën sens që një këshill bashkiak të marr një vendim, ta prish banesën ta rindërtoj nga një 2 katesh në 5 katesh dhe mos t’u japi banorëve. Familjet nuk kërkojnë më shumë nga çfarë ata kishin.”

Në tokën ku ka qene shtëpia e tyre është ngritur një 5 katësh nga 2 kate që ishte pallati i tyre, por këtyre banorëve nuk ju dha banesë aty ku ishin, por nga 3 banesa që ata zotëronin para tërmetit me certifikata pronësi ju është dhënë vetëm 1 duke ju mohuar për pasojë e drejta e pronës.

Banorja Vera Fifo sqaron se: “Tani ndërtesën e djalit me certifikata pronësie nuk na i ka dhënë ambientin e punës, nuk na i kanë dhënë ka qene ambient pune kemi paguar taksa në  me licencë.”

VETTING -Rindertimi Thumane (5)

Qytetarët e Thumanës që kanë kontribuar për zhvillimin e komunitetit kanë respektuar ligjet, por tashmë përballen me një realitet ku po vuajnë. Shteti ndërmori shembjen e këtyre shtëpive, me premtimin për ndihmë dhe strehim më të mirë. Por, për shumë qytetarë, si Vera Fifo, kjo ndihmë ka qenë e papërmbushur, duke i lënë ata në një gjendje akoma më të vështirë se para katastrofës.

Ky është një shembull i qartë se si shumë qytetarë, pavarësisht se janë të mbështetur nga ligji dhe kanë pasur të drejta pronësie, janë të detyruar të përballen me një sistem që jo vetëm nuk i mbron, por edhe i trajton me padrejtësi në momentet kur kanë më shumë nevojë.

Më tej, Vera Fifo shprehet se: “Kemi kontribuar për këtë vend këtu ishte dy-katëshe e kanë tjetërsuar e kanë bërë 4 kate, u bë na kanë tjetërsuar vendin nuk marrin parasysh metrat që kishim. Jemi një familje që nuk përfitojmë në kurriz të të tjerëve.”

Vera, një grua që ka kaluar një jetë të tërë duke luftuar për të drejtat e saj, sot ndodhet në një situatë dramatike. Pas 30 vitesh mundimesh, ajo shtron pyetjen e fortë:

“Për çfarë arsye kemi kontribuar kaq shumë për këtë vend, kur asgjë nuk na është kthyer?”

Ajo dhe shumë të tjerë përballen me një sistem që dështoi të ndihmojë ata në kohën e duhur. Ndërsa premtimet për ndihmën dhe dëmshpërblimet mbeten të pabazuara, Vera kërkon për të ardhmen e djalit të saj, që të mos shohë veten të detyruar të largohet nga vendi që ka mundur ta quajë shtëpi. Në një shoqëri ku të drejtat e individëve shpesh injorohen, pyetja që mbetet është:

Ku janë premtimet e bëra dhe kush do të marrë përgjegjësinë për ato që janë lënë pas?

”30 vite mund na janë hedhur poshtë nuk kërkojmë asgjë përveç se aq sa na takon ku janë premtimet ku është e ardhmja e djalit tim,  që ta dëboj e të iki rrugëve të botës për çfarë arsye kujt ja kemi borxh neve. Që nuk kam parë as rinin time, as fëmijët e mi për të ikur, të punuar zvarritur rrugëve, për mos t’i renë në qafë, asnjë dua metrat katror siç i kam pasur,” shprehet e indinjuar Vera Fifo.

Pas ankesave të njëpasnjëshme në bashki, në njësinë administrative e vetmja rrugë i mbeti gjykata  çështja është hapur dhe po vijon procedurat ka 1 vit.

Vera Fifo shprehet e shqetësuar se shteti i ka kthyer në pikën zero: “Jemi tek Gjykata Administrative, ka një vit pa përgjigje, zvarritje, zvarritje. Kujt ja kërkojmë, ku të vemi nuk duan as njerëz që janë në punë të vetë kë do ky shtete të marrim akte ekstreme.

Kërkoj metrat siç i kam patur, kërkoj ambientin e punës siç e kam patur, asnjë gjë më tepër nuk dua i kam arritur të gjitha nuk kam parë rinin time i kemi vënë krahët shtëpisë që fëmijët tanë mos ta fillonin nga zero dhe ne sot e kësaj dite shikoni vajtëm në këtë pikë.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme