Gazetar: Avni Tahiri
Rruga e plastikave zakonisht duket e zbrazët gjatë festave kur edhe dyqanet janë të mbyllura por sot nuk është festë, banorët kanë dalë që të protestojnë dhe kërkojnë sinjalistikë në rrugë e cila ka shkaktuar aksidente dhe për fat të keq disa prej tyre me fatalitete.
Banorët, këtë rrugë e quajnë si rruga e vdekjes për shkak të aksidenteve të shumta që kanë ndodhur aty.
“Nuk ka shenja, ja siç e shihni shenja nuk ka. Fëmijët shkojnë në shkollë dhe shkojnë edhe në shkollën tjetër për futboll, veturat shkojnë shpejtë ne kemi mbetur si në Afrikë. Ne kërkojmë semafor ose ndonjë shenjë për fëmijët që shkojnë në shkollë, zebrat t’i bëjnë në dy anët dhe të dihet se shkojnë në shkollë por askush nuk merr masa”, tha një qytetar.
“Ne jemi në rrezik, në mëngjes është shkelur një person por këtu çdo ditë shkelen. Në ramazin, ditën e bajramit u shkel një me biçikletë”, tha një qytetar.
Banorët thanë se do të vazhdojnë protestën derisa të merret masa nga institucionet. Protesta nga banorët zgjati rreth dy orë. Nga qyteti i Shkupit nuk morëm përgjigjeje se çfarë do të ndërmerret për zgjidhjen e këtij problemi në rrugën e plastikave./Alsat.mk