Gazetari: Miki Trajkovski
Ndërsa banorët e Strugës janë pa ujë të pijshëm një javë tashmë për shkak të problemeve serioze me turbullimin e burimeve në fshatin Shum, deri në zgjidhjen e problemit, qyteti nuk arriti të sigurojë ujë të pijshëm për banorët. Nuk u siguruan cisterna siç bëjnë shumë komuna të tjera dhe as nuk u shpërndanë shishe me ujë. Nga ndërmarrja “Ujësjellësi dhe kanalizimet” në Strugë thonë se nuk kanë kushte financiare për të bërë një gjë të tillë.
“Gjëra të tilla duhet të sigurohen minimalisht me ligj, por duke parë kushtet tona në qytetin e Strugës, ne nuk kemi një mundësi të tillë. Bëhet fjalë për një numër të madh njerëzish. Jam dakord që kjo është një barrë për qytetarët, dhe si qytetar e kuptoj peshën e tyre dhe mundësinë e tyre ekonomike, që tani duhet të ndahen fonde të paparashikuara për ujë, por për të pasur kushte të tilla ne do të sigurojmë ujë të pijshëm. Qyteti i Strugës nuk ka kushte të tilla. Qyteti i Shkupit ka cisterna, ka institucione që janë gati”, u shpreh Mexhait Jusufoski – Drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizime Strugë.
Spitalet, shkollat dhe kopshtet në Strugë janë në një gjendje të vështirë për shkak të mungesës së ujit për pije.
“Pra, çdo qytet duhet të ketë rezervuarë ose cisterna ku ka ujë të pijshëm, prej ku njerëzit duhet të marrin ujë. Sepse në këtë fukarallëk njerëzit duhet të blejnë ujë për të pirë dhe për larje për një muaj të tërë. Balta, domethënë depozitat e baltës që ky ujë përmban ende, mund të shkaktojë ph të lëkurës dhe më pas do të kërkohen mjekë të lëkurës”, tha Lidija Simonoska – Qendra për Shëndetin Publik-Ohër.
Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Vlladimir Bunçeski, thotë se deri më tani ata kanë marrë 600 shishe me gjysmë litri nga kompanitë private, por presin ndihmë edhe nga kompani të tjera, ndërsa punonjësit dhe pacientët vetë blejnë ujë. Kryetari i Strugës Mendi Qyra tha se kanë marrë masa për zgjidhjen e problemit por hodhi dyshime se ndotja mund të jetë edhe nga faktori njeri. Ndotjen e ujit në Strugë do ta hetojë edhe Prokuroria. U paralajmërua kontroll në lokacionin ku ndodhet burimi. Ndërkohë niveli i ndotjes ka filluar uljen, por ende është i papërdorshëm për pije./Alsat.mk



