Banori i fshatit Prush shmangu një tragjedi edhe më të madhe/ Shpëtoi dy fëmijë të tjerë nga mbytja, por vëllezërit nuk mundi dot!

Banori i fshatit Prush shmangu tragjedinë e madhe! Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, për vëllezërit nuk mundi dot

Dy të mitur, 11 dhe 14 vjeç, vëllezër, u mbytën pasditen e sotme në liqenin e Prushit, në Tiranë. Dy vëllezërit laheshin në liqen dhe hidheshin në ujë nga një litar, i lidhur në pemë.

Fillimisht në liqen është futur vëllai i vogël, i cili u pa nga vëllai i madh që nuk po dilte dot dhe ky i fundit hyri për ta shpëtuar. Fatkeqësisht 14-vjeçari nuk arriti dot ta shpëtonte duke u mbytur edhe vetë.

Dy vëllezërit janë tentuar të shpëtoheshin nga dy shokë të tyre, që rrezikuan mbytjen gjithashtu, por një banor i zonës shkoi me shpejtësi dhe i nxorri. Ai tentoi të shpëtonte edhe dy vëllezërit por ishte shumë vonë.

Sipas joqalbania, personi që shmangu thellimin e tragjedisë është A.Gjokmeli. Ai vrapoi menjëherë sapo dëgjoi të miturit që thërrisnin për ndihmë.

Një banor i zonës shkruan:

Mirmbrema. Shpreh ngushëllimet e thella per femijet qe humben jeten kete pasdite ne liqenin e prushit dhe lus Zotin ti meshiroj ato e ti forcoje familjaret. Gjithashtu desha te behet i ditur akti vetmohues i nje banori te prushit Z. A.Gjokmeli i cili ka shpetuar 2 femije dhe eshte perpjekur jashte mase po fatkeqësisht ka qene vone per 2 femijet e tjere. Zoti e shperblefte me te mira.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme