Barack Obama: Michelle nuk do të garojë kurrë për presidente

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka hedhur poshtë spekulimet se zonja e parë, Michelle Obama, mund një ditë të garojë për presidente amerikane.

 

Në një intervistë me redaktorin e magazinës Rolling Stones, Jann Wenner, të mbajtur një ditë pas zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit, Obama pati thënë: “Michelle nuk do të garojë kurrë për presidente”, transmeton Express.

“Ajo është personi më i talentuar që kam njohur. Mund ta vëreni rezonancën e jashtëzakonshme që ajo ka me popullin amerikan. Por, nganjëherë bëj shaka se ajo është tepër e ndjeshme për të dashur të futet në politikë,” kishte thënë Obama.

Ai, po ashtu ka thënë në këtë intervistë, e cila është publikuar online dje, se kur ta lërë zyrën e presidentit në janar, ai dhe bashkëshortja e tij do të vazhdojnë të jenë shumë aktiv në besimin e tyre se kur të punosh me zell me njerëzit, atëherë ndryshimet ndodhin./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme