Barak Obama: Jemi duke u ballafaquar me paraqitjen e “nacionalizmit të vrazhdë”

Presidenti amerikan, Barak Obama paralajmëroi për paraqitjen e “formës së vrazhdë të nacionalizmit”, duke bërë paralele midis referendumit britanik për braktisjen e BE-së dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA, transmetojnë mediat londineze në përqendrimin e udhëtimit të tij zyrtar jashtë vendit në cilësinë e presidentit.

Bi-Bi-Si vlerëson se është e rëndësishme që Obama, duke e shpjeguar lidhshmërinë e referendumit dhe zgjedhjeve amerikane, ka treguar se në të dyja rastet është dëshmuar se njerëzit janë më pak të sigurtë në identitetin e tyre kombëtar dhe në pozitën që e kanë në botë, që ka prodhuar lëvizje populiste si në mesin e majtistëve ashtu edhe në mesin e djathtistëve.

Obama prandaj konsideron se bota duhet të mbrohet nga tribalizmi, të cilin e krijon tani, me insistimin gjithnjë e më të shpeshtë të ndarjeve në “ne” dhe “ata” si dhe në “neve” dhe “atyre”.

Sipas presidentit amerikan, kjo në SHBA reflektohet përmes kanosjeve në bazë të ndarjeve racore, religjioze dhe etnike, por edhe në Evropë në të kaluarën nacionalizmi dhe konfrontimet e tërhoqën kontinentin në dy përleshje të përgjakshme botërore.

Mediat britanike nënvizojnë se edhe dyshimet në globalizim, të fshehura pas çështjeve për identitetin religjioz, etnik apo kulturor, Obama i vendosi në një përzierje prej druajtjeve dhe mosbesimit.

“Politikanët tani duhet t’i kënaqin njerëzit të cilët janë të frikësuar, të zemëruar dhe të brengosur, gjë që nuk do të jetë e lehtë”, vlerësoi presidenti amerikan, duke theksuar se vizioni për të ardhmen të përcaktohet sipas asaj që është e përbashkët për botën, dhe jo sipas asaj që i ndan dhe konfronton.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme