Barcelona arrin marrëveshje në parim me Arda Guler

Barcelona është zhvendosur në “pole position” në garën për të nënshkruar me yllin e ri turk Arda Guler.

Në fillim të kësaj jave, Deco u takua në Stamboll me lojtarin dhe klubin e tij, Fenerbahçen, teksa duket se ky takim ka qenë pozitiv.

Gazetari i njohur spanjoll, Gerard Romero, ka raportuar se Deco ka arritur një marrëveshje në parim me Guler në mënyrë që Barcelona të nënshkruajë me të.

18-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 17.5 milionë eurosh në kontratën e tij me Fenerbahçen.

Për mesfushorin interesim serioz raportohet se ka shfaqur edhe Real Madridi, teksa mbetet të shihet se cili klub do t’i sigurojë përfundimisht shërbimet e Guler.

Sa i përket reprezentuesit të Turqisë, ai besohet se dëshiron që të bëjë hapin e radhës këtë verë, duke nënshkruar me një klub të ri dhe të madh evropian.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme