Skuadra e Barcelonës i ka bërë ofertë zyrtare Manchester Cityt për mesfushorin e Portugalisë, Bernardo Silvan.
“Sky Sports” raporton të premten se City tashmë e ka pranuar ofertën, të cilën po e shqyrton pas kërkesës së Silvas që të transferohet te Barcelona.
Mësohet se Barcelona në total ka ofruar 75 milionë euro për Silvan, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.
28-vjeçari edhe në janar kërkoi largimin nga City por ekipi anglez refuzoi ofertën e Barcelonës. Ai ka kontratë me kampionin e Anglisë deri në verën e vitit 2025.
Silva iu bashkua Cityt në vitin 2017 nga Monaco dhe krahas trofeut të Ligës së Kampionëve, ka fituar edhe pesë tituj kampioni të Anglisë.