Barcelona prezanton dy goditjet e mëdha të ditës së fundit të afatit kalimtar

Barcelona ka bërë dy goditje të mëdha në ditën e fundit të afatit kalimtar për transferimin e futbollistëve.

Katalunasit kanë arritur t’i sigurojnë shërbimet e dy yjeve portugez, Joao Felix dhe Joao Cancelo.

Në fakt që të dy futbollistët kanë ardhur si huazim, Felix nga Atletico Madrid dhe Cancelo nga Manchester City.

Përkundër se i mori në huazim, Barcelona nuk e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit dhe nëse duan ta bëjnë një gjë të tillë duhet të nisin negociatat nga fillimi me Atletico Madridin dhe Manchester Cityn.

Dy futbollistët janë prezantuar në qendrën stërvitore të Barcelonës në prani të presidentit Joan Laporta.

Megjithatë ende nuk dihet nëse trajneri Xavi Hernandez do t’i grumbullojë ata dy për ndeshjen e nesërme që Barcelona e zhvillon në udhëtim te Osasuna.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme