Bardhi u kërcenua me mesazhe në emër të Ervis Martinaj, SPAK del me njoftimin zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për rastin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili disa ditë më parë mori mesazhe kërcënuese nën emrin e Ervis Martinaj në aplikacionin Signal.


SPAK përmes këtij njoftimi shprehet se mesazhet e pretenduara si të ç koduara nga SkyEÇ janë të manipuluara, duke krijuar kështu biseda të pavërteta për individë të ndryshëm.

Sakaq, Prokuroria e Posaçme njofton se ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve shqetësuese, me qëllim vënien e tyre përballë përgjegjësisë penale.

NJOFTIMI I SPAK-ut

Në përgjigje të interesimit të shtuar të mediave informojmë publikun se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vënë në dijeni për disa mesazhe që i kanë mbërritur politikanëve dhe figurave publike gjatë ditëve të fundit përmes aplikacionit të koduar të komunikimit, Signal.

Nga verifikimet e deritanishme të Prokurorisë së Posaçme, mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.

Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktorëve publikë të tregojnë kujdes kur ndërveprojnë me mesazhe të kësaj natyre, si dhe të shmangin shpërndarjen e materialeve të paverifikuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme