Bardhyl Meta pas operacioneve kthehet në Prishtinë

Meta ka njoftuar se fund të janarit apo të shkrutit do ta këtë betejen e fundit me sëmundjen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë, ka njoftuar se pas tre operacioneve të cilat i ka përfunduar në Heidelberg të Gjermanisë, tani gjendet në shtëpinë e tij në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë pranë gruas së tij Adelinës dhe gjithë familjarëve. Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen. “ Përjashtuar “kjoftëlarkun”, t’cilin shpresojë ta varros thellë, n’Heidelberg, hah fundi Janarit apo hkurtit 2017-ë”, ka shkruar ai ndër të tjerash në një postim në llogarinë e tij në Facebbok.

Qeveria e Kosovës në fillim të dhjetorit ka ndarë 34 mijë euro për shërimin e deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta. Kurse kryeministri Isa Mustafa pat deklaruar se edhe Ministria e Shëndetësisë ka ndarë mjete për këtë rast, por nuk kishin mjaftuar./21Media

Postimi i plotë në Facebook Bardhyl Metës:

Prishtinë, 03. Janar 2017
Jam i lumtur, që jam. Dhe që Ju kam!
Mirëmëngjesi, Mirdita e Pramja e Mirë, tetanëve: Ju, o njerëz të mirë, të këtij vendi të bekuar – të Kosovës e të Shqipërisë…! 
Lutjet e Juaj – të mijëra miqve të mijë, miqve të prindërve, pra të familjes sime biologjike, e edhe të asaj politike, etnike dhe kombëtare – fatmirësisht, nuk shkuan huq! 
– U plotësuan po thuaj në plotëni, pra në masën më të madhe, sado që mbetet edhe një Betejë…
Unë – pas tre muajsh shërim dhe tri operacioneve – për betejën time të radhës në Heidelberg, tash e dy tre netë po i “mbush bateritë” në shtëpinë tonë familjare, n’Bregun e Diellit në Prishtinë!
Pra afër bashkëshortes Adelina Thaçi Meta , afër Pricipesave të mia, Fiona e Melisa, afër nanës sime Teutes dhe babës, Sylejman Meta, afër vëllaut Besnik Meta e bashkëshortes së tij Burbuqes, afër motrës sime, znj. Jennyfer Meta , afër Elitës dhe Lekës, afër familjes së mrekullueshme të Adelinës, prindërve të saj, Rasimit (Cimes) e Shukrijes, afër Artanit (i cili më shoqëronte edhe në Hedelberg!), sikur edhe afër Rronit e Natyrës…
– Po përmbushem, përplotësohem dhe mbushem plot me dashuri, me energji e motivacion për sfida e beteja të reja – si ta zamë Rrezatimi (i caktuar nga ekipi i mjekëve Gjermen, për në fund’ të Janarit të sivjetmë, 2017-ës, në Heidelberg te Gjermanisë! – t’këtij muaji zulm’keq!): 
 – pra jam, n’Lagjen ku u rita, n’qytetin tim – sa do që pa lum! – por që e dua më së shumti në botë – Prishtinën, dhe po për-mbushem në Republikën e Kosovës, zërin e te cilës e pijë, e me qenien dhe ritën e t’cilës, nuk do t’mund të ngopem asnjëherë…
– Me një fjalë: Jam i lumtur, që jam. Dhe që Ju kam!? 
Të gjithë – Ju? 
Dhe, natyrisht – I lumtur, që Ju kam, pikërisht, Ju!
Paçi dhe paçim të gjithë veç e veç, si gjithherë, faqen e bardhë!

p.s. përjashtuar “kjoftëlarkun”, t’cilin shpresojë ta varros thellë, n’Heidelberg, hah fundi Janarit apo hkurtit 2017-ë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme