Barometri i Ballkanit: Shqipëria shënon rekord për korrupsionin në vitin 2023

Shqipëria shënon rekord në korrupsion gjatë vitit 2023, ku indeksi është përkeqësuar në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Sipas rezultateve të sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Barometrin e Ballkanit, 38% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se korrupsioni është problemi më i madh për ekonominë e vendit

SYRI TV

 Shqipëria është shteti më i korruptuar në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

 

Sipas rezultateve të fundit të sondazhit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Barometrin e Ballkanit për vitin 2023, 38% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se korrupsioni është një problem i madh për ekonominë e vendit.

 

Ky është perceptim më i larti në rajon për vitin 2023, me një diferencë prej 12 pikë përqindje në krahasim me shtetin e dytë pas nesh, Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa shtetasit e Kosovës kanë perceptimin më të ulët të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor, me 22%.

Përqindja e shqiptarëve që mendojnë se korrupsioni është shqetësim për ekonominë e vendit është rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, kur treguesi ishte 27%.

Ndryshe nga gjithë vendet e tjera të Ballkanit, vetëm Shqipëria ka pësuar përkeqësim kaq të lartë të perceptimit të korrupsionit.

Shqetësimi më kryesor për shtetasit shqiptarë është ekonomia, me 50% të të anketuarve. Një tjetër problem që është më shqetësues për shtetasit shqiptarë sesa për vendet e tera të rajonit është emigrimi i turrit. 41% e të anketuarve shqiptarë mendojnë se ikja e trurit dhe emigracionit janë problem i rëndësishëm, shumë më i lartë sesa në shtetet e tjera dhe mesatarja rajonale prej 26%.

Por sa i takon krimit, shtetasit shqiptarë nuk shqetësohen. Vetëm 10% e tyre mendojnë se është problem. Ndërsa sa i takon sistemit të edukimit, vetëm 3% e të anketuarve shqiptarë e shikojnë si një problem kryesor për ekonominë e tyre.

Sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, ka dhënë një pasqyrë mbi opinionet rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike, punësimi, ndryshimet klimatike, sundimi i ligjit, etj.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme