Nga Shkodra, ku ka marrë pjesë në takimin me të rinjtë e FRESSH, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka apeluar kreun e opozitës, Lulzim Basha që të mos bëjë thirrje për destabilitet politik.
Ai ka thënë se thirrjet e Bashës sot për kaos, janë thjeshtë thirrje për tu shmangur nga Reforma në Drejtësi.
“Jemi vend anëtar ne NATO dhe kandidat per ne BE, dhe qytetaret tane duan te degjojne alternativa dhe projekte ne funksion te zhvillimit te vendit. Thirrjet per kaos nuk nderojne askend per me teper kryetarin e opozites te cilit nuk i shkojne fare keto thirrje. Thirrjet per destabilitet jane ne fakt thirrje per te bllokuar reformen ne drejtesi. Reforme e cila eshte thelbesore per qytetaret dhe te ardhmen europiane te vendit, dhe do te kete pajosa pozitive per jeten politike ne vend. Kerkesa e opozites per qeveri teknike eshte jo politike dhe jo logjike. Keto kerkesa kerkojne te shmangin agjenden e reformes ne drejtesi. Kemi nje rekomandim te qarte nga komisionin europian per integrimin e vendit ne BE, por nga ana tjeter kemi nje qendrim te pa kuptueshem te pd qe synon bllokimin e vetingut, i cili eshte thelbi i reformes ne drejtesi”, tha Bushati. /Gazeta Express/