Basha kërcënon Ramën: Do mbash përgjegjësi me kokën tënde!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë këtë pasdite në një konferencë të jashtëzakonshme për të folur rreth përplasjes që ndodhi këtë të martë në Jalë, atje ku policia dhe IKMT ndërhynë për të prishur objektet në pronësi të disa qytetarëve.

Gjatë përplasjes së qytetarëve me policinë, një moment tensioni ka patur mes debatit të deputetit demokrat Agron Shehaj dhe kryeinspektorit, Fatmir Meta.

Basha sot i është drejtuar inspektorit me emrin Fatmiri i Nasibesë, duke bërë publik se personi në fjalë ka ndihmuar në vrasjen e Azem Hajdarit dhe dikur ka qenë përgjegjës i policisë së Tropojës. Kryedemokrati shtoi se Fatmir Meta është person i lidhur ngushtë me krimin dhe se kërcënimi që ai i ka drejtuar deputetit demokrat do të përkthehet në një kallëzim penal kundër tij.

Madje Basha ka kërcënuar dhe Edi Ramën, duke thënë se përgjegjësinë do ta “mbash mbi kokë, po ju prek një fije floku një deputeti”

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme