Basha mund të arrestohet për financime nga krimi rus

Hetimi ndaj PD dhe Lulzim Bashës po merr ritme të paparashikuara. Një burim nga brenda prokurorisë thotë se mundet që t’i kërkohet Kuvendit leja për arrestimin e kryetarit të PD, deputetit Lulzim Basha.

Paralel me prokurorinë shqiptare edhe Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim për lobistin e Partisë Demokratike, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin, shkruan Koha Jonë.

Burime të sigurta thanë për mediat se hetimet kanë nisur pas informacioneve për burime financiare ruse që shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët, që një vit më parë ndihmuan edhe Partinë Demokratike të Shqipërisë. Mësohet se prokuroria ka kërkuar leje nga gjykata për përgjim telefonit dhe email të Lulzim Bashës e Arben Ristanit që është sekretar i përgjithshëm i PD. Gjykata në mënyrë sekrete e ka firmosur përgjimin. Nuk dihet se çka deklaruar Arben Ristani në prokurori, pasi mënjëherë pas deklarimit të tij prokuroria ka kërkuar gjykatës përgjimet për Lulzim Bashën.

Ndërkohë që prokuroria në kryeqytet po heton për falsifikim formularësh, për sa kohë dyshohet se Partia Demokratike ka dorëzuar në KQZ të dhëna të rreme për financimin. Burime nga grupi i hetimit shprehen për mediat se do t’i drejtohen autoriteteve amerikane me letërporosi për të plotësuar dosjen ku përmenden se si Nik Muzin u pagua për të vendosur kontakte në Uashington për Partinë Demokratike.

Nga burime konfidenciale mësohet se një grup prokurorësh shqiptarë janë nisur drejt Britanisë së Madhe për në Skoci. Ka informacione se kur ishte në Londër Lulzim Basha, para disa javëve gjoja për disa takime zyrtare, ai ka marrë trenin Londër-Edinburg për 5 orë e 15 minuta dhe ka ndaluar në Edinburg, qytet skocez ku është takuar me lobistët e pagesave në dollarë për në drejtim të SHBA. Prokurorët shqiptarë po hetojnë deklarimet e Bashës ku ai pohon se ka qenë vetëm në Londër, por jo në Skoci. Ndërkohë ka dyshime se ka shkuar në Skoci fshehur dhe po kërkojnë hotelin në Edinburg ku ka fjetur.

Gjatë javës, prokurorët pyetën Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili përsëriti se i qëndron versionit zyrtar të partisë së tij për këtë çështje. Për hetimin e nisur kryesisht që prej muajit nëntor 2017, prokurorët shqiptarë posedojnë një raport të KQZ-së për financimin e Partisë Demokratike, por së fundmi edhe një shkrim të revistës amerikane “Mother Johnes”, ku dalin në dritë edhe biznsemenë rusë. Prokurorët tregojnë se do kërkojnë dokumente shtesë edhe nga tatimet dhe dega e Thesarit për të verifikuar pagesat e depozituara nga Partia Demokratike. Kjo e fundit, thotë se i ka paguar kompanisë “Biniatta Trade” 150 mijë dollarë për lobim. Por nga ana e saj, revista amerikane “Mother Jones” paraqiti skemën e financimit. Sipas kompanisë, së Muzin, e cila plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë, rezulton se ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë është e datës 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Ndërkohë, Partia Demokratike thotë se ka paguar vetëm 150 mijë dollarë për lobim. Debati dhe hetimet në Uashington dhe Tiranë kanë nisur për 525 mijë dollarët dhe burimet e financimit, duke marrë shkas nga deklaratat që ka bërë kompania e lobistit Muzin.

Që nga zgjedhjet e fundit presidenciale, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një debat të nxehtë për ndërhyrjen ruse, ndërsa prej kohesh vijojnë hetimet për ndërhyrje të Moskës në fushatën e Trump, të cilat kanë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë. Ndaj edhe organet ligjzbatuese dhe autoritetet atje janë aq të ndjeshme sa herë bëhet fjalë për ndërhyrjen politike apo financiare të Rusisë.

Ka një burim nga prokuroria, i cili pohon nën zë, se me 99 përqind prokuroria do bëjë kërkesën për ti hequr imunitetin dhe votuar kërkesën për arrestim. Ndërsa po i njëjti burim tregon se mundet që Edi Rama ti bëjë presion me arrestim Bashës që ta frikësojë dhe ta detyrojë të bëjë një Marrëveshje të dytë gjoja në emër të Integrimit në BE. Nuk dihet akoma qëndrimi i Sali Berishës, që a do ta jep lejen për ta arrestuar dhe spostuar nga drejtimi i PD-së edhe për të kënaqur orekset e rivalëve të Bashës në selinë blu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme