Kreu i Partisë Demokratike në një postim në Facebook shprehet se në Shqipëri nuk ka punë. Duke publikuar shifra zyrtare të familjeve në ndihmë ekonomike, ai thotë se “Shqipëria e vërtetë ka varfëri”.
Sipas PD-së, të dhënat për vendet e punës u morën pasditen e 19 marsit në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, “i promovuar nga qeveria si vendi ku njerëzit duhet të kërkojnë për vende pune.
“Kryeministri Rama tha dje se do të përjashtonte nga ndihma ekonomike këdo që refuzonte një punë. Por e vërteta është se punë nuk ka”, thotë PD.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1822667994451040/