Në një dalje jo të zakonshme për këtë të enjte, e cila zakonisht i dedikohet folësve deputetë të PD, Lulzim Basha mirëpriti në çadrën e protestës kreun e komisionit të punëve të jashtme në parlamentin hungarez.
Basha: Nuk është zakoni im të jem sot ditën e enjte paradite, është dita e deputetëve, por jam për të mirëpritur një nga miqtë më të çmuar të Shqipërisë, luftëtarët e parë dhe të paepur për lirinë dhe demokracinë në Europën Lindore dhe në Shqipëri, legjendë e revolucionit komunist që rrëzoi diktaturën komuniste në Hungari, bashkënëtor i Viktor Orban, kryetari i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin hungarez.
Basha nënvizoi edhe njëherë se nuk do ketë asnjë tërheqje të opozitës nga garancitë minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha: Beteja jonë është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, votën e qytetarëve, asgjë nuk kërkojmë për veten tonë, asgjë nuk jemi gati të lëshojmë nga garancitë minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
/Oranews.tv/