Basha: Qeveri teknike me vulën e PD

Lulzim Basha shtroi edhe një herë kërkesën për qeveri teknike, por me kushtin që ajo të ketë vulën e partive opozitare.

Kreu i Partisë Demokratike foli për disa lojëra të Edi Ramës, që i cilësoi të papranueshme për opozitën.

“Kemi vendosur të qëndrojmë këtu deri në largimin e tij, deri në krijimin e një kabineti teknik me mbështetje të gjerë politike, jo me kryeministër teknik që cakton ai. Sepse kemi dëgjuar që ka filluar të thërrasë njerëz që të emërojë një kryeministër kukull, me një qeveri kukull. Kryeministër kukull dhe qeveri kukull ta harrojë se do të pranojmë”.

Basha takoi në çadrën e opozitës personat me aftësi të kufizuara, problemet e të cilëve i lidhi edhe me Reformën në Drejtësi. Kreu i Partisë Demokratike tha se, ata që padrejtësisht përfituan nga paratë publike gjatë qeverisjes së socialistëve do të përgjigjen te drejtësia e pastër dhe jo tek ajo që kërkon të krijojë Edi Rama, shkruan Top Channel.

“Jo ne, por prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur, jo të kapur siç dëshiron të bëjë ai dhe miqtë e tij sorosianë në Shqipëri. Reforma në Drejtësi do të zbatohet vetëm sipas kritereve europiane, që ne votuam me konsensus më 22 korrik. Prokurorët dhe gjyqtarët e pakapur e të pavarur, me mbështetjen politike të Republikës së re, do të vendosin para përgjegjësisë çdo njeri që ka futur duart në pasuritë e shqiptarëve”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme