Basha: Qeveria do të rrëzohet, ose me dialog politik ose nga qytetarët

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha duke folur për protestën e organizuar nga kjo parti, ka thënë se kjo është një Lëvizje Popullore.

“Kjo është një lëvizje popullore për të larguar ata që janë mish me krimin. Së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Shqipërinë, jo një rrokadë politike”.

“Qytetarët shqiptarë ju përgjigjen thirrjes sime. Themeli i kësaj proteste janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo që po ndodh sot nuk është një thirrje politike por është thirrje e një populli të tërë për ta rrëzuar këtë Qeveri”, ka thënë Basha në emisionin Opinion.

Ai ka folur edhe partinë të cilën e udhëheq duke thënë se Partia Demokratike ka pranuar gabimet e veta.

“Ne vijmë si një parti e rinovuar në vendimmarrje, e rinovuar në lidership. Ky është fillimi i një gjëje të re”.

Basha ka insistuar se protesta që PD ka nisur ditë më parë duke u vendosur në tenda poshtë Kryeministrisë do të vazhdojë.

“Unë do të qëndrojë këtu deri në fitoren e kauzës së qytetarëve: zgjedhjë të lira, largimi i kësaj Qeverie dhe garantimi i zgjedhjeve të lira”.

“Qeveria ka dy rrugë ose do të rrëzohet nga dialogu politik ose nga keta qytetarë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme