Basha: Rama po mashtron studentët, duhet anuluar ligji i arsimit të lartë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quajti një mashtrim konferencën për shtyp të kryeministrit Edi Rama, në të cilën foli për plotësimin e kërkesave të studnetëve.

“Viti qeveritar mbaroi ashtu siç nisi, me mashtrime dhe me premtime të pambajtura. Pas panikut total që e ka mbërthyer, Rama po përpiqet të mashtrojë studentët dhe publikun me të ashtuquajturin pakt për universitetin”, tha Basha.

“Ai nuk ka asnjë mundësi për të realizuar kërkesat e studentëve. Ato që ai ka thënë nuk zgjidhin asnjë nga problemet e ekonomike që kanë studentët dhe familjet e tyre. E vetmja mënyrë për të realizuar rinovimin e konvikteve, siç premtoi ai, është që të terminohet mandati i tij sa më parë. 
Paketa është një mashtrim i plotë dhe një shenjë e panikut total që e ka kapur”.

“I parashtrova në Kuvend rrugët e daljes nga ky kolaps ku gjendet arsimi. Anulimi i ligjit kuorruptiv për arsimin e lartë, që është zanafillë e të keqes dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë”, shtoi Basha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme