Kreu i PD-së, dhe opozitës Lulzim Basha, në një deklaratë për media së bashku me aleatët në opozitë ka kërkuar largimin e forcave policore me të cilat ka rrethuar Kukësin, pasi me armë nuk mund të të arrihet asgjë, por vetëm me dialog.
Kreu i PD, Lulzim Basha, pasi ka zhvilluar një takim e aleatët ka dalë në një konferencë për shtyp duke kërkuar publikisht heqjen e tarifës për Rrugën e Kombit, siedhe mbështetjen për protestuesit në Kukës.
“Dënojmë dhunën barbare kundër protestuesve. Rama të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Shqiptarët të mos gënjehen nga kryeministri i paskrupullt që i ka futur në varfëri këto 5 vite, Të kërkojnë të drejtat e tyre”,- tha Basha.
Pjesë nga deklarata e kreut të opozitës, Lulzim Basha:
Dënojmë kërcënimet e Edi Ramës.
Shprehje e rëndë psikike e Edi Ramës me të cilën u shfaq ai sot.
Dënojmë dhunën barbare ndaj protestuesve dhe të vihet para përgjegjësisë çdo kush që ka ushtruar dhunë.
Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënime e armë.
Qytetarët nuk do të paguajnë taksa me grykën e pushkës.
Edi Rama të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Policia duhet të jetë në luftë ndaj drogës, e kapjen e qindra trafikantëve që janë të lirë.
I bëjmë thirrje çdo punonjësi të policisë që të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit.
Edi Rama të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës. Pazaret korruptive të Ramës do të hetohen e dënohen.