Basha:Në Washington mora premtimin për mbështetje ekonomike

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA po zhvillon takime të rëndësishme me Kongresmenë dhe figura të njohura të politikës amerikane.

 

Basha shkruan se ka marrë premtimin për angazhimin e tyre për të na mbështetur në reformat ekonomike dhe qeverisëse që do të ndërmarrim

Dje paradite isha i ftuar në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Heritage për inagurimin e Presidentit Trump, ku merrnin pjesë disa nga figurat më të rëndësishme politike dhe intelektuale të republikanëve dhe të djathtës amerikane, në përgjithësi.

Folësi kryesor në aktivitet ishte drejtuesi legjendar i Kongresit Neët Gingrich, aktualisht një ndër këshilluesit më të afërt të Presidentit Trump.

Dje pata një drekë pune me Kongresmenin Dana Rohrabacher, Kryetarin e Komisionit për Europën të Kongresit Amerikan. Ai është njeri kyç për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe jam i lumtur që është mbështetës i vendit tonë. I shpreha Kongresmenit nevojën e madhe që ka Shqipëria për mbështetjen e Amerikës jo vetëm politikisht, por edhe me ndihmë teknike dhe mbështetje ekonomike. Mora premtimin për angazhimin e tij personal për të na mbështetur në reformat ekonomike dhe qeverisëse që do të ndërmarrim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme