Bashkatdhetari në Mitrovicë paguan shërbime shëndetësore si një shtetas i huaj

Një bashkatdhetar (qytetar i Kosovës) nga qyteti i Mitrovicës, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen ‘Bair”, për shërbimet e kryera ka paguar një tarifë e cila është e vendosur për shtetasit e huaj, prej 5 euro.

Mirëpo, për të sqaruar se sa janë tarifat e shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare, në këtë emision ka folur drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi.

Gashi tha se tarifat  në kujdesin shëndetësor parësorë, dytësor dhe tretësor janë të vendosura shumë vite më herët me një udhëzim administrativ.

Sipas tij, kjo tarifë është e njëjtë në të gjithë Republikën e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Si i tillë duhet shfrytëzuar ashtu siç është. Kuvendet komunale, varësisht nga arsyetimi i tyre kanë mundësi ndryshimin e  tarifave nëse miratohen nga niveli qendror nga ministria përkatëse”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu theksoi se sipas udhëzimit administrativ tarifa e pagesë për të kryer shërbimet shëndetësore në vend është më e lartë për një shtetas të huaj, por sipas tij kjo nuk vlen për bashkatdhetarët.

“Jo sipas udhëzimit administrativ, qytetarët paguajnë tarifat që janë të vendosura. Ndërsa, për  qytetarët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës (shtetas i huaj), jo bashkatdhetarë – duhet të paguaj pesëfishin e shërbimit që e kryen”, ka sqaruar tutje Gashi. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme