Banorët e Kretës në Greqi janë tronditur nga një aksident ku humbën jetën një çift të rinjsh si edhe nëna e vajzës teksa ishin duke udhëtuar në një rrugë njëkalimshme në ishull.
Dy pers ona të tjerë që ishin në të njëjtën makinë janë dërguar në spital me dëmtime të rënda, por pa rrezik për jetën, shkruajnë mediat greke, transmeton Albeu.com
Kristo dhe Maria ishin përgatitur për të bërë dasmën në muajt në vijim, por aksidentiua preu atyre ëndrrat.
Të dy ata ishin verën e shkuar tek familja e djalit duke u thënë atyre se do të martoheshin së shpejti.
Aksidenti ndodhi teksa ata po ktheheshin nga një vizitë në qytetin e Chanias teksa përballë u erdhi një makinë tjetër duke shkaktuar përplasjen fatale.