Bashkëbisedues i Haradinajt nga Serbia mund të jetë Vulin

Nëse Ramush Haradinaj do të bëhet shef i ekipit negociator i Prishtinës në Bruksel, kjo do të ishte nënçmim, para së gjithash për BE-në, e nëse kjo ndodh, atëherë edhe Serbia do ta caktojë bashkëbiseduesin e vet dhe këtu mund të ketë befasi të ndryshme, ka thënë kryeministri i Serbisë e kryetari i zgjedhur i këtij vendi Aleksandar Vuçiq.

“Dhe në këtë rast të shohim si do të bisedojnë ata, tha ai, duke shtuar se ja Aleksandar Vulin tashmë po qesh”, transmeton Koha.net.

Vuçiq, siç përcjell FoNet, ka thënë se emërimi i Haradinajt shef i negociatave me Beogradin do të ishte disfatë për BE-në e cila këtë nuk duhet t’ia lejojë vetes “që të negociojë dikush që ka bërë krime të rënda”.

Ai ka shtuar se Serbia nuk përzihet se kë pala tjetër emëron shef negociator dhe nuk thotë se ndonjë tjetër nga ajo palë është më i mirë, por Prokuroria në Beograd ka dëshmi konkrete për krimet e Haradinajt dhe se ky është nënçmim për viktimat.

Dje analisti Tim Judah kishte shkruar se do të jetë interesante sikur Haradinaj të zgjidhej kryeministër i Kosovës e me kryeministrin e mundshëm serb Ivica Daçiq të bisedonte për normalizimin e marrëdhënieve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme