“Bashkëjetesa fetare, një nga pasuritë më të mëdha që kemi në vendin tonë!” – Kryepeshkopi Joan uron besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit

Kryepeshkopi Joan uron besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit.


Fortlumturia e Tij, Joani, vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit.

Atje u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu.

Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë.

Screenshot_2

“Si çdo pasuri, – u shpreh ai, – duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”.

Ai shtoi gjithashtu se Perëndia nuk do na gjykojë vetëm për rezultatin që do kemi, por mbi të gjitha për përpjekjen e bërë.

Gjatë vizitës së Kryepeshkopit, i pranishëm ishte edhe Mons. Arjan Dodaj, kreu i Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit të Komunitetit Katolik. Takimi u zhvillua në klimë mjaft miqësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme