Shërbimet sekrete të një vendi anëtar të NATO’s “me shumë gjasë” qëndrojnë prapa vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrey Karlov, ka deklaruar një aleat kyç i presidentit rus, Vladimir Putin.
Senatori i lartë, Frantz Klintsevich, zëvendëskryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri të Dhomës së Epërme të Parlamentit rus, ka thënë se vrasja e ambasadorit rus “ka qenë akt i planifikuar”.
“Të gjithë e kanë ditur se ai do të merrte pjesë në këtë ekspozitë fotografish”, ka thënë Klintsevich.
“Mund të jetë ISIS, apo armata kurde, e cila përpiqet ta dëmtojë Erdoganin”, ka shtuar ai.
“Por, mund të jenë – me shumë gjasë – përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të një vendi të NATO’s ata që qëndrojnë prapa”, ka deklaruar Klintsevich.
“Kjo përbën sfidë për Rusinë”, ka shtuar ai.
Senatori është anëtar i këshillit udhëheqës të partisë Rusia e Bashkuar, që qëndron prapa presidentit rus, Putin.