Yllka Bekteshi, bashkëshorja e ish ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshit, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan.
Ajo përmes një statusi publik, ka shprehur solidaritetin me viktimat dhe familjarët e tyre, duke lutur për ata që po mjekohen brenda dhe jashtë vendit.
“Uroj Zoti tju jap forcë për të përballuar dhimbjen familjarëve të viktimave..janë në lutjet tona të gjithë ato që po mjekohen mbrenda dhe jashtë vendit. Më djegu në shpirt lajmi për shoferin e auto emergjencës që zemra i pushoi mbas asaj nate të kobshme, lutem për djaloshin hero që shpëtoi 21 jetë pa menduar për të veten.. trishtim për bendin që refrenin lanë në gjysëm, të gjithë ato nëna që po luten të mos jetë ky realiteti…sa shumë dhimbje.
E kur këtë tragjedi në ditë të kobshme, në ditë zie politika e vendit e përdor për pazaret politike është jashtë çdo lloj norme njerzore“.
Ajo u shpreh edhe në lidhje me arrestimin e bashkëshortit të saj.
“Fillimisht një gjë të qartësojmë Kreshniku nuk u arrestua, shkoi me vullnet të lirë mbas thirrjes që mori nga stacioni policor,në moment që ka mbaruar njoftohet që është i lirë të shkoj. Mbas 3 minutave duke u bër gati për të dal njoftohet se i caktojnë masën 24 orë, pa asnjë paralajmërim as prezencën e avokatit mbrojtës marrin Kreshnikun me duar të lidhura për show mediatik për ta dërguar në Koçan.Nje gjë të jeni të bindur se populli nuk mund të defokusohet nga fajtorët e vërtetë, licensa e fundit që Kreshniku ka dhënë është e v.2021 objekti ka funskionuar me licensë nga v .2012. Për të ardhur te pëlqimi nga Ministria e Ekonomisë duhet fillimisht pëlqim nga Komuna e Koçanit,Ministria e Transportit, Ministria e Punëve të Mbrendshme Mvr,Inspektorati i Tregut,po në fund vjen Ministria e Ekonomisë.
Titujt e mediave se arrestohet ish ministri ishin defokusim nga fajtorët e vërtetë, respekt për mediat që me çdo kusht po përcjellin të vërtetën.
48 orë paraburgim ju caktuan me masën “Vepër të rëndë për sigurinë e përgjithshme” ,fillimisht bazë ligjore nuk kanë.
Kreshniku nuk ka qënë as shkaktar i zjarrit po as ushtrues detyre në kohën që ndodhi tragjedia.
E pritshme që do i shtohen edhe 48 orë plus sepse ju duhet të fitojnë kohë për ta mvesh Kreshnikun me petkun e fajit ama kjo NUK KALON sepse e VËRTETA është meKreshnikun .
Ato politikanë që gjoja na përfaqësojnë vetëm emri shqip ju flet se veprat veç se dihen është e turpshme nga kush po përfaqësohemi.
Mbrëmë më njofton avokati që prokurori ka kërkuar burgim 30 ditor për Kreshnikun”, ka shpjeguar Yllka Bekteshi më tej.