Të nderuar vëlllezër dhe motra, bashkëkombës kudo që ndodheni,
Zgjedhjet lokale në Maqedoni më shumë se sa ballafaqim midis forcave politike tashmë janë shndërruar në arenë ku përplasen përpjekjet për ta shkatërruar konceptin shqiptar në trojet tona, nga ata që shtiren si reformatorë ndërsa për qëllim kanë vetëm të mbulojnë të vërtetën që kanë për qëllim t’ua zgjasin pushtetin politikanëve të korruptuar të cilët u pasuruan në kurriz të fatkeqësisë së popullit shqiptarë.
Bashkimi Demokratik për Integrim, kjo parti që shqiptarëve të Maqedonisë u solli vetëm vuajtje e mjerim, ndërsa lidershipit të saj vetëm të mira dhe përfitime, sot – njëjtë si dje – duke i shërbyer një maqedonasi përpiqet ta shpëtojë vetveten. Nëse dikur kjo parti qeverisi me kryeministrin më antishqiptar, Nikolla Gruevskin, sot kjo parti që prej moti ka devijuar nga rruga kombëtare, është vënë në shërbim të Zoran Zaev i cili e ka shndërruar në degë të LSDM – së.
Andaj, të nderuar vëllezër dhe motra,
është jashtëzakonisht me rëndësi që në këto zgjedhje të marrin pjesë sa më masovikisht dhe t’i japim shpresë vendlindjes tonë, brezave që do të vijnë. Me 29 tetor nuk është vetëm ditë kur do të zgjedhim përfaqësuesit tanë politik, por edhe ditë kur do të dëshmojmë pjekurinë tonë kombëtare dhe të votojmë koalicionin “Aleancë me BESË”.