Bashkimi i Kumanovës rikthehet në Ligën e Parë

Në një atmosferë të zjarrtë në Stadiumin e Qytetit në Kavadar, tifozët e Bashkimit nga Kumanova, të njohur si “Ilirrët”, krijuan një skenë madhështore që i dha krahë skuadrës së tyre për ta bërë realitet ëndrrën e madhe – rikthimin në Ligën e Parë të futbollit maqedonas.

Në ndeshjen vendimtare të balotazhit, Bashkimi mposhti ekipin e Besës nga Dobërdolli, një skuadër me përvojë të madhe dhe fuqi të konsiderueshme financiare. Por në këtë përballje, nuk ishin paratë apo emrat e mëdhenj që bënë diferencën. Ishin dëshira, zemra dhe organizimi shembullor i kumanovarëve që sollën rezultatin e shumëpritur.

Ishte Saiti që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 37-të, pas një kundërsulmi të shpejtë që e la mbrojtjen e Besës të papërgatitur. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të barazuar, skuadra nga Dobërdolli nuk arriti të konkretizojë rastet e saj, falë edhe mbrojtjes solide dhe paraqitjes së shkëlqyer të portierit Jashari.

Në pjesën e dytë, presioni i Besës u rrit ndjeshëm, por Bashkimi qëndroi i palëkundur. Dhe kur dukej se barazimi ishte i pashmangshëm, një tjetër kundërsulm vendimtar solli golin e dytë nga Aleksovski në minutën e 80-të, duke vulosur fitoren.

Deri në fund, Bashkimi administroi me maturi avantazhin dhe nisi festën e madhe të rikthimit në Ligën e Parë, ndërsa Besa do të duhet ta kërkojë një tjetër herë ëndrrën e saj në Ligën e Dytë. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme