Aktivisti i njohur nga Tetova, Krenar Osmani, ka njoftuar sot se disa organizata civile si “Boll më”, “Ta shpëtojmë Kondrën e Diellit” dhe shoqata “Anti-bixhoz”, kanë vendosur që të veprojnë bashkërisht kundër padrejtësive ndaj shqiptarëve në shumë raste të montuara që kanë ndodhur në të kaluarën, shkruan gazeta LAJM.
Ai këtë njoftim e bëri para Gjykatës Themelore Shkupi 1, ku tha se janë dënuar shumë shqiptarë padrejtësisht. Krenar Osmani, ishte i shoqëruar edhe nga Bedri Ajdari, organizatori i protestave kundër rastit “Monstra” dhe ftoi për protesta masive ditën e premte.