‘Bashkohen’ pozita e opozita

Pozitë e opozitë kërkojnë të mos të humbet kohë, menjëherë të procedohet në Kuvend çështja e demarkacionit me Malin e Zi.


Deputetë të AAK’së besojnë plotësisht te komisioni i ri për demarkacion dhe thonë se është devijuar vija kufitare.

“Ne kur kemi reaguar e kemi ditë çka po dojmë se nuk jepet territori për asnjë kusht tjetër”, tha për televizionin 21 Ahmet Isufi.

Edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Bilal Sherifi pret që qeveria menjëherë pasi të marrë raportin e komisionit të ri ta sjellë në Kuvend dhe siç thotë një herë e mirë t’i jepet epilog kësaj çështjeje.

Derisa ekzekutivi në mbledhjen e nesërme e pret nga Shpejtim Bulliqi raportin final, siç ka deklaruar ai, me gjetje të reja, nga ana tjetër Ambasada e SHBA’së nga ana tjetër kërkoi ratifikimin e versionit aktual të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme