Bastisje në Çegran të Gostivarit, kapen drogë dhe para, arrestohen dy dilerë

Më 13.12.2024, gjatë periudhës nga ora 22:10 e datës 13.12 deri në ora 00:45 të datës 14.12.2024, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Gostivar arrestuan Sh. Sh. (49) dhe Z. I. (22), të dy nga fshati Çegran i Gostivarit.

Gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në Çegran, pronë e Sh. Sh., i cili u krye me urdhër gjyqësor, te pronari dhe punonjësi Z. I. u gjetën dhe u konfiskuan 53 pako me kokainë, marihuanë dhe para.

Të dy u mbajtën në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme