Bastisje në Kërçovë, ndalohen dy persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka kryer bastisje në Kërçovë ku janë gjetur armë, me ç’rastë janë ndaluar dy persona.

“Me datë 17.02.2025, zyrtarë policorë nga DPB Kërçovë dhe nga Departamenti i Policisë Oslomej kanë kontrolluar shtëpitë e I.XH.(30) dhe R.Ç.(22), të dy nga fshati Cërvinci. Gjatë kontrollit, në shtëpinë e I.XH. U gjet dhe sekuestrua një pistoletë tip “Ekol Firat Compact” dhe një kornizë për pistoletën. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e R.C. Është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie. Personat në fjalë janë ndaluar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët kallëzimi përkatës”, njoftojnë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme