Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia në Manastir ka privuar nga liria 2 persona, M.S. 42 vjeç dhe S.K. 30 vjeçe që të dy nga Manastiri. Sipas njoftimit të MPB-së gjatë kontrollit në shtëpinë e M.S. të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe mbetje të drogës si dhe një shumë e të hollave që burojnë nga vepra penale.
Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk