Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 18 vjeçarin S.D. nga Manastiri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Manastir, të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës.
Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Manastirit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk