Sipas MPB-së, gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë e tij me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar revole, dy pushkë, tre granata dore, 22 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe dy qese najloni me barut, të cilat ai i posedonte në mënyrë të kundërligjshme.
Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 37-vjeçarit do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal, për veprën penale “prodhimi, posedimi, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese./Alsat.mk.
The post Bastisje në Ohër, sekuestrohen armë dhe municion, arrestohet një person appeared first on Alsat.



