Bastisje në Shkup, arrestohen tre persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria katër persona, 29 vjeçarin F.P., 32 vjeçarin D.D. dhe 35 vjeçarin D.P. që të tre nga Shkupi. Sipas njoftimit të policisë mbrëmë diku rreth orës 22:00 në lagjen Karposh, para ndërtesës ku përkohësisht ka banuar F.P. nga liria është privuar D.P. , pasi tek ai janë gjetur para për të cilat dyshohet se rrjedhin nga vepra kriminale. Më vonë, gjatë bastisjes në banesën të cilën e ka shfrytëzuar F.P. me urdhër gjyqësor është kryer bastisje ai është hasur se si bashkë me D.D. kanë paketuar marijuhanë. Me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar 78 paketime me marijuhanë, një qese me marijuhanë, pluhur i bardhë, një peshore digjitale, para dhe materiale të tjera me mbetje nga lëndë narkotike.
Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi përkatëse. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme