Prokurori kompetent, duke vepruar sipas kallëzimit penal, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj këtyre personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale “organizatë terroriste”.

Duke pasur parasysh se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik në fjalë ka paraqitur propozime te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të gjithë të dyshuarve. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.