Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 32 vjeçarin I.A. nga Vinica. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, matëse digjitale dhe një shumë e të hollave. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk