Baton Haxhiu: Ali Ahmeti din veç mi rujt delet!

“Është një lolo atje që quhet Ali Ahmeti që nuk kupton. Është i padishëm. Ai është kthyer në kujtesën e tij të fëmijërisë dhe nuk merret me asgjë, vetëm me dele. Unë them se Ali Ahmeti është avanturier si natyrë, si njeri është avanturier. Është gjysmë analfabet, gjysmë i ditur. Dhe unë mendojë se është lideri më i dëmshëm për Maqedoninë. Dhe nëse i bën nder shqiptarëve, ai ik prej aty. Ky është Ali Ahmeti”, ka deklaruar në një emision gazetari dhe drejtori i televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu.

Sipas tij, Ali Ahmeti nuk di të bëjë as kompromise sepse është i padishëm.

I pyetuir se çfarë din të bëjë lideri i BDI – së, Ali Ahmeti, publicisti dhe gazetari Haxhiu është përgjigjur shkurt: Ai din me i rujt delet!”./Sakte.net